Lajme

Sot merret vendimi për Shaban Gogajn, i akuzuar për vrasjen e Agonis Tetajt

Autori: Gazeta inFokus 11:23 | 14 October 2022

Sot pritet të shpallet aktgjykimi për rastin ku Shaban Gogaj po akuzohet për vrasjen e Agonis Tetajt.

Në seancë është sjellë i akuzuari. Aty është parë edhe avokati i tij, Besnik Berisha.

Ndryshe, vrasja e të riut që kishte ndodhur më 23 të vitit 2018, të martën nga vepra penale “Vrasje e rëndë” është ricilësuar në “Vrasje nga pakujdesia”.

-Advertisement-

Për këtë shkak, babai i viktimës Agonis Tetaj, Isuf Tetaj, ka akuzuar prokurori i rastit i cili e ka ricilësuar veprën, Agron Uka, se ka manipuluar dhe nuk ka vënë drejtësi në rastin e vrasjes së të riut, shkruan Express.

Pas kësaj, kishte reaguar ish-Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, i cili kishte vendosur të ndërrohet prokurori i rastit, e po ashtu ka kërkuar të merren masat e duhura ndaj prokurorit Agron Uka.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera