Lajme

Sot mblidhet kryesia e Kuvendit

Autori: Gazeta inFokus 07:29 | 18 May 2020

Sot do të mblidhet Kryesia e Kuvendit me ç’rast do të diskutohen tre pika të rendit të ditës.

Mbledhja do të nis në ora 11:00 dhe do të zhvillohet pa praninë e mediave për shkak të situatës pandemike dhe masave për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Pas mbledhjes, Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani pritet të mbajë një konferencë për media në oborrin e Kuvendit.

-Advertisement-

Temat që pritet të shqyrtohen janë:

Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,
Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave
Të ndryshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera