Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, kjo është agjenda
Autori: Gazeta inFokus
06:57 | 21 Dhjetor 2021
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë të martën takimin e radhës në orën 15:00.
Në rendin e ditës janë pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 18, 19, 22, 23 nëntor dhe 6 dhjetor 2021 – votimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur të Mediave për 2020, votimi i Raportit vjetor Financiar të Buxhetit të Kosovës për 2020, shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë për miratimin e rekomandimit të Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike për dhënien e statusit Investitor Strategjik për subjektin investues “KOSMONTE FOODS”.
Po ashtu në rend dite janë pikat e papërfunduara të seancës plenare, më 13 dhjetor 2021 – shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbeturina, votimi i raportit vjetor të KQZ-së për 2020, si dhe votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar në lidhje me pagat në sektorin publik.
Kryesia e Kuvendit pritet të caktojë edhe datën për seancën e re plenare, ku në rend dite do të jenë 34 pika, në mesin e tyre zgjedhja e drejtorit të Agjencisë Kundër Korrupsionit, zgjedhja e anëtarëve të KGJK-së, propozimi i dy kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese, zgjedhja e dy drejtorëve të KOSTT, dhe zgjedhja e tre anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave.
Pikat e rendit të ditës të seancës së re plenare:
– Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Memorandumit të mirëkuptimit në mes Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Prishtinë, Kosovë dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Republikës së Kosovës për Programin e Shkëmbimit Akademik Fulbright,
– Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut për Statusin e Pjesëtareve të Forcave të Sigurisë së Republikës së Kosovës dhe Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut gjatë qëndrimit të tyre të përkohshëm në territorin e shteteve përkatëse,
– Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim lidhur me financimin e Programit – Nxitja dhe levimi i mundësive për sigurinë e ujit,
– Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes Ndërkombëtare në mes të Bashkimit Evropian nga njëra anë dhe Kosovës nga ana tjetër, për pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit Horizon Europe – Korniza e Programit për kërkimin dhe inovacionin,
– Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për pjesëmarrjen e Kosovës në programin e Bashkimit Evropian Evropa kreative (2021-2027),
– Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore,
– Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për regjistrimin e bujqësisë,
– Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për prodhimin, grumbullimin, përpunimin dhe tregtimin e duhanit,
– Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për peshkatari dhe akuakulturë,
– Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit të Kosovës për farërat,
– Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për bujqësi organike,
– Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e bimëve,
– Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për verërat,
– Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Gjuetinë,
– Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për materialin fidanor,
– Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për pasurimin e miellit,
– Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për rregullimin e tokës,
– Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për bletari,
– Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për plehrat artificiale,
– Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për përkujdesjen ndaj kafshëve,
– Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veterinarinë,
– Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për inspeksionin bujqësor,
– Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit i produkteve për mbrojtjen e bimëve,
– Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për ujitjen e tokave bujqësore,
– Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kooperativat e bujqve,
– Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,
– Shqyrtimi i parë i Projektligjit për tokën ndërtimore,
– Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për tregtinë me produkte të naftës dhe karburante të ripërtërishme,
– Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për tregti me jashtë,
– Zgjedhja e drejtorit të Agjencisë Kundër Korrupsionit,
– Zgjedhja e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës,
– Propozimi i dy kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese,
– Zgjedhja e dy drejtorëve të Bordit të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut, “NP KOSTT”,
– Zgjedhja e tre anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave.

T� tjera
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...
-
Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit
Është hapur një fushatë për mbledhjen e donacioneve në platformën GoFundMe, m...
-
ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucione...
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...



































