Lajme

Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit

Autori: Gazeta inFokus 08:28 | 13 July 2021

Sot në ora 14:00 pritet të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit.

Ky është rendi i ditës:1.Miratimi i procesverbali të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

2. Përgatitjet për Seancë plenare:1.Deklarimet jashtë rendit të ditës,2.Pyetjet parlamentare,

-Advertisement-

3.Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,4.Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-006 për ratifikimin e amendamentimit të Marrëveshjes ndërkombëtare me Bankën Evropiane për Investime (BEI), për financimin e Projektit për rehabilitimin e linjës hekurudhore 10,

5. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 08/L-019 për amendamentimin 02 të Marrëveshjes bilaterale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Dukatës së Madhe të Luksemburgut për Projektin e bashkëpunimit për zhvillim “KSV/017: Programi për mbështetje shëndetësore (pjesa II),

6.Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-016 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.07/L-041 mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021,7.Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-015 për Gjykatën Komerciale,

8.Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë për shkarkimin e anëtarëve të Bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave,9.Votimi i kërkesës së Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë për ndryshimin e emërtimit të këtij komisioni,

10. Zgjedhja e tre (3) anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga radhët e komuniteteve jo shumicë,11. Propozim-rezoluta nga debati parlamentar për zbatimin e Marrëveshjes së Uashingtonit,12. Propozimi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike për zëvendësimin e anëtarit në komision parlamentar.3. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera