Sot mblidhet Këshilli i Sigurimit, Serbia pritet t’i parashtrojë këto tema kundër Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 09:32 | 16 May 2017
Sot në Nju Jork do të mbahet seanca e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën. Serbia kësaj radhe pritet të përfaqësohet nga ministrja e Drejtësisë, Nela Kuburoviq.
Në këtë mbledhje do të shpaloset raporti i rregullt tremujor i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, rreth punës së UNMIK-ut dhe situatës në Kosovë nga 16 janari deri më 15 prill.
Ministrja Kuburoviq pritet të paraqesë mendimin dhe qëndrimin e Serbisë me rastin e raportit të ri të UNMIK-ut mbi situatën në Kosovë dhe qëndrimin e Qeverisë në Beograd në lidhje me çështje të caktuara politike.
Temat më të ‘nxehta’ do të jenë tentimi për transformimin e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës në ushtri, “kërcënimet” e Daut Haradinaj për gjoja spastrimin etnik të serbëve si dhe vendimi i gjykatës në Colmar ndaj Ramush Haradinajt.
Mbledhja e fundit e Këshillit të Sigurimit i Kombeve të Bashkuara në bazë të raportit tremujor për periudhën 16 tetor 2016 – 15 janar 2017, të paraqitur nga sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres u mbajt në shkurt.
Në këtë seancë, Kosova u përfaqësua nga ambasadorja në Shtetet e Bashkuara, Vlora Çitaku, e cila theksoi se “Kosova është shtet i lirë dhe i pavarur, të cilën e ka pranuar numri më i madh i vendeve të lira në botë”.
Më tutje ajo ka theksuar se Serbia po jeton në një univers paralel, por realiteti është se Kosova është e lirë, e pavarur dhe shtet sovran.
“Fakti se Serbia nuk e njeh Kosovën, nuk na bën neve shtet më të vogël”, tha Çitaku.
Të tjera
-
Mblidhet Qeveria
Qeveria e Kosovës pritet që gjatë ditës së sotme të mbajë mbledhjen e radhës....
-
ShBA: Konfirmohet vdekja e parë
Vdekja e parë është konfirmuar në Pacific Palisades, ku zjarri më i madh i Lo...
-
Infektologu Ahmeti: HMPV nuk plotëson kriteret për të qenë pandemi e përmasave të Covidit
Në lidhje me këtë virus, Sali Ahmeti, infektolog, ka shpjeguar se HMPV është ...
-
Tërmeti shkund Italinë
Një tërmet me magnitudë 3.6 u regjistrua në orën 02:42 të mëngjesit në veripe...
-
Komisioni i Përbashkët për të pagjeturit pritet të takohet deri më 16 janar
Në dhjetorin e vitit që lamë pas, në kuadër të takimit në Bruksel ndërmjet kr...
-
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot Kompania për Distrib...
-
Paralajmërohet mbyllja e disa objekteve tjera paralele në veri
Aksioni ka përfunduar dhe këta janë shiritat njoftues se kjo veprimtari u mby...
-
Zyrtari i lartë amerikan sot viziton Kosovën, do pritet nga Osmani
Zëvendës Sekretari i Shtetit Amerikan për Menaxhimin dhe Resurset, Richard R....
-
Parashikimi i Haradinajt: Vetëvendosje s’do t’i marrë më shumë se 25% të votave
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se mbështetja për Lëvizjen Vetëv...
-
Shkup: A paraqet “Shqipja” problem për Siljanovskën? Zbulohen nenet që e “pengojnë” presidenten
Mosdekretimi i ligjit për mbrojtje të fëmijëve për shkak të Gjuhës Shqipe nga...
-
E rëndë: Vdẹs 36-vjeçari në Podujevë, po merrte infuzion për gripin sezonal
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Podujevë, ku një 36-vjeçar ka ndërruar jet...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë pritet të kemi ndryshim gradual të motit. Paradite ende do të...