Lajme

Sot mblidhen tri komisione parlamentare

Autori: Gazeta inFokus 08:07 | 12 October 2023

Në Kuvendin e Kosovës sot do të mbahen mbledhjet e tri komisioneve parlamentare.

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, sot në ora 10:00, mbanë mbledhjen e radhës, në rend dite ka edhe miratimin ei procesverbaleve të mbledhjeve të datave: 19 dhe 26 shtator 2023, si dhe formimin e grupit punues për amendamentimin e Projektligjit për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor.

Mbledhje, po ashtu në ora 10:00, pritet të mban edhe Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë, në rend dite është raportim i Zëvendëskryeministrit të parë, Besnik Bislmi, lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.

-Advertisement-

Kurse, në orën 10:30 mblidhet Komisioni për Integrim Evropian, ndër pikat e rendit të ditës është edhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e datës 27.09.2023 dhe 04.10.2023, si dhe shqyrtimi i projektligjit për investime të qëndrueshme, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera