Lajme

Sot mbi 150 mijë të rinj votojnë për herë të parë

Autori: Gazeta inFokus 07:25 | 11 June 2017

Sot nga ora 07:00 deri në ora 19:00, qytetarët e Republikës së Kosovës mbi 18 vjeç, kanë të drejtë për të votuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Rreth 155 mijë të rinj, të cilët kanë mbushur 18 vjet, do të votojnë për herë të parë sot në zgjedhjet e parakohshme në vend.

Votat e reja do të jenë vendimtare në përzgjedhjen e subjektit i cili do të qeverisë në katër vjetët e ardhshme, shkruan arbresh.info.

-Advertisement-

Lista Përfundimtare e Votuesve (LPV 2017) përmban 1 milion e 872 mijë e 941 emra të votuesve.

Sipas të dhënave, numri i votuesve të rinj është: 155 mijë e 202 votues, dhe atë si në vijim:

118 mijë e 448 votues të rinj që pas Zgjedhjeve 2014 kanë arritur moshën 18 vjeç dhe që do të votojnë për herë të parë në Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, 11 qershor 2017.

36 mijë e 754 votues që nuk kanë qenë në LPV 2014, e që mund të konsiderohen si votues të regjistruar për herë të parë në Regjistrin Qendror Civil midis dy palë zgjedhjesh, ose votues që janë pajisur me dokumente të Republikës së Kosovës pas zgjedhjeve të vitit 2014.

Janë 889 Qendrave të Votimit në këto zgjedhje, 91 Qendra të Votimit më shumë se në vitin 2014, me gjithsejt 2 mijë e 490 Vendvotime, 116 Venvotime më shumë se në vitin 2014.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera