Lajme

Sot mbërrin një kontingjent ndihma nga Turqia

Autori: Gazeta inFokus 07:28 | 08 April 2020

Ministria e Shëndetësisë, ka njoftuar se sot do të mbërrijë një kontingjent i masave mbrojtëse dhe pajisjeve mjekësore, donacion i Republikës së Turqisë, për institucionet e Kosovës për menaxhimin e situatës epidemiologjike me Covid-19.

Ceremonia e pranim-dorëzimit mbahet ora 15:45 në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Ky është njoftimi i plotë i MSh:

-Advertisement-

Të mërkurën më 8 prill 2020, në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” do të mbërrijë një kontingjent i masave mbrojtëse dhe pajisjeve mjekësore, donacion i Republikës së Turqisë, për institucionet e Kosovës për menaxhimin e situatës epidemiologjike me Covid-19.Me rastin e arritjes së këtij donacioni, në ceremoninë e pranim-dorëzimit do marrin pjesë Ambasadori i Republikës së Turqisë në Kosovë, z. Çağrı Sakar, Ministri i Shëndetësisë, z. Arben Vitia dhe z. Ardian Arifaj, këshilltar politik i Presidentit të Republikës së Kosovës,

Ceremonia mbahet të mërkurën, me datë 8 prill 2020, në ora 15:45 në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera