Lajme

Sot mbahet seanca për kryesuesin e Kuvendit Komunal të Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 07:50 | 05 January 2022

Sot në Komunën e Prishtinës do të mbahet seanca për kryesuesin e Kuvendit Komunal.

Asamblistët e zgjedhur të Komunës së Prishtinës, do të votojnë sot për kryesuesin e Kuvendit.

Mbledhja për zgjedhjen e kryesuesit do të mbahet në orën 10:00.

-Advertisement-

Më 7 janar bëhet një muaj prej kur Përparim Rama është betuar si kryetar i Komunës së Prishtinës. Po ashtu, në të njëjtën ditë janë betuar anëtarët e Kuvendit Komunal.

Sipas Ligjit për Qeverisje Lokale, kryesuesi duhet të zgjidhet brenda 30 ditëve pas betimit të anëtarëve të Kuvendit Komunal.

Nëse zgjedhja e kryesuesit të Kuvendit Komunal dështon, atëherë në kryeqytet do të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme për Asamblenë Komunale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera