Lajme

Sot mbahet konferencë për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO

Autori: Gazeta inFokus 08:42 | 30 August 2017

Konferencë me temë “Maqedonia drejt anëtarësimit të plotë në NATO” do të mbahet sot në Ministrinë e Punëve të Jashtme (MPJ).

Pjesëmarrësit në konferencë do të diskutojnë për tema lidhur me procesin e qasjes së Maqedonisë në NATO, reformat për përmbushjen e kritereve për anëtarësim, si dhe hapat e ndërmarrë për përmirësimin e marrëdhënieve fqinjësore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Konferencën do ta hap drejtori i Institutit për hetime gjeostrategjike dhe politikë të jashtme pranë MPJ-së, ambasadori Abdulkadër Memedi, ndërsa fjalime do të kenë edhe ministri Nikolla Dimitrov, si dhe ambasadorët Jess Baily dhe Tomas Gerbereich.

-Advertisement-

Në kuadër të konferencës do të mbahen edhe dy panele me tema: “Kontributi i NATO-s për sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor” dhe “Maqedonia dhe NATO: nga partneriteti aktiv, në anëtarësim të plotë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera