Sot mbahet balotazhi në Poloni, presidenti aktual sfidohet nga kryetari liberal i Varshavës
Autori: Gazeta inFokus 09:38 | 12 July 2020
Polakët po votojnë të dielën në rundin e dytë të zgjedjeve presidenciale, të cilat mund t’i vendosin marrëdhëniet e ardhshme me Bashkimin Evropian, të cilat janë tensionuar për shkak të shqetësimeve të BE-së rreth pavarësisë së sistemit të drejtësisë në këtë shtet.
Presidenti i deritashëm, Andrzej Duda, i cili është aleat i partisë në pushtet, “Ligj dhe Drejtësi”, do të përballet me kryetarin liberal të kryeqytetit, Rafal Trzaskowski, pas një fushate që ka shpërfaqur vizione mjaft të kundërta për të ardhmen dhe përçarje të thella politike, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.
Rizgjedhja e Dudës në krye të vendit të Evropës Qendrore është jetike për partinë në pushtet që t’i vazhdojë reformat në sistemin e drejtësisë, për të cilat Bashkimi Evropian ka thënë se e rrisin kontrollin politik ndaj gjykatave.
Duda e ka portretizuar veten si mbrojtës të vlerave katolike të Polonisë dhe programeve të përfitimeve sociale, të cilat ua kanë transformuar jetën shumë njerëzve, sidomos në rajonet e varfra rurale.
Pavarësisht se ai është zotuar se do të qëndrojnë në anën e shtresës së dobët, kritikët thonë se fushata e Dudës ka kaluar edhe në homofobi dhe antisemitizëm. Ai e ka krahasuar atë që e quan “ideologji LGBT” me indoktrinimin komunist të periudhës sovjetike.
Në anën tjetër, Trzaskowski ka qenë cak i sulmeve nga konservatorët religjiozë për shkak të promovimit të të drejtave të komunitetit LGBT dhe pas pjesëmarrjes së tij në paradat e këtij komuniteti. Ai gjithashtu është zotuar se do ta fusë në shkollat e Varshavës si lëndë edukimin seksual.
Rundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Poloni është mbajtur më 28 qershor. Duda i kishte marrë 41.8 për qind të votave, ndërsa Trzaskowski 30.4 për qind. Qendrat e votimit janë hapur në orën shtatë të mëngjesit dhe do të mbyllen në orën nëntë të mbrëmjes.
Të tjera
-
SBAShK paralajmëron protestë më 1 maj
Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) ka bërë të ditur se me 1 ...
-
Amerika do të dërgojë ndihma në Ukrainë këtë javë, thotë Biden
Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, ka thënë se vendi që drejton do të dërgojë a...
-
Deri në ora 13:00 në Maqedoni të Veriut votuan mbi 26 për qind e votuesve
Nënkryetarja e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në Maqedoni të Veriut, Dimt...
-
MPB: Në një vendvotim në Shkup është hedhur bombë tymuese, janë fotografuar fletëvotime
Zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski, ka informuar për rrjedhën e procesit zg...
-
Ish-komandant Qeriqi përfundon dëshminë në rastin Thaçi dhe të tjerët
Pas dy ditësh e gjysmë dëshmi, ka përfunduar dëshminë dëshmitari i 55-të i Zy...
-
Pezullohet prifti ortodoks që udhëhoqi ceremoni në varrimin e Navalnyt
Prifti rus Dmitry Safronov është pezulluar për tre vjet, pasi e udhëhoqi një ...
-
Konfirmohet raportimi i Infokusit – Bordi i KEK-ut shkarkon përfundimisht Nagip Krasniqin nga pozita e kryeshefit
Bordi i Drejtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), ka konfirmuar ...
-
Parlamenti Evropian miraton planin prej 6 miliardë eurosh për Ballkanin Perëndimor
Parlamenti Evropian e ka miratuar të mërkurën planin për rritje ekonomike në ...
-
11,06 % dalja e votuesve në Kumanovë deri në orën 11:00
Deri në orën 11:00 dalja e qytetarëve me të drejtë vote në Kumanovë ka qenë 1...
-
Abdixhiku kujton veprimtarin Ismet Rraci: Ai jeton brenda Lidhjes
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë ...
-
Presidenti në gjyq, dita e 6-të/ Nga historitë rozë te goditja e kundërshtarëve dhe zgjedhjet e 2016, çfarë dëshmoi ish-bashkëpunëtori i Trump
NEW YORK – E marta filloi me një seancë dëgjimore mbi 10 shkeljet e supozuara...
-
Nesër në Bruksel vazhdon dialogu Kosovë-Serbi për vendimin e BQK-së për dinarin
Nesër në Bruksel në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të vaz...