Rozë

Sot martohen Besi dhe Xhensila

Autori: Gazeta inFokus 15:47 | 27 Gusht 2017

Siç e kishin bërë publike, Besi dhe Xhensila do të organizojnë dy ceremoni – njërën për familjarët dhe të afërmit dhe tjetrën për miqtë dhe personazhet e njohur VIP.

Mësohet se dasma e shumëpërfolur e çiftit do të mbahet sot. Kjo ceremoni do të jetë për familjarët dhe të afërmit ndërsa ceremonia tjetër, ajo që do të organizohet më 1 shtator, do të jetë për personazhet e njohur dhe miqtë e këngëtares dhe aktorit të humorit.

Besi dhe Xhensila nuk kanë preferuar të japin detaje, por është mësuar që në ceremoni do të jenë më shumë se 200 të ftuar.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy