Sport

Sot luhet ndeshja Greqi-Kosovë/ ‘Dardanët’ me 3 mungesa të tjera

Autori: Gazeta inFokus 12:50 | 14 October 2020

Përvec kombëtares shqiptare që do të luajë ndaj Lituanisë, sot në fushën e lojës do të zbresë edhe përfaqësuesja e Kosovës që do të përballet në Athinë me skuadrën përfaqësuese greke.

Skuadra e Bernard Challandes nuk ka shkëlqimin e vitit të kaluar dhe në këtë edicion të Nations League nuk ka mundur të fitojë asnjë ndeshjeje. Kosova vjen në përballjen me Greqinë pas dy humbjeve radhazi të pësuar; atë në gjysmëfinale të playoffit për Evropianin ndaj Maqedonisë së Veriut 2-1 dhe ndaj Sllovenisë 1-0 përpara 3 ditëve në edicionin aktual të Ligës së Kombeve.

Në të dyja këto përballje ka pasur mungesa të shumta, një situatë që përkeqësohet pasi 3 futbollistë të tjerë kanë pësuar dëmtim dhe nuk kanë udhëtuar drejt Athinës për këtë ndeshje dhe bëhet fjalë për Arbër Zenelin, Edon Zhegrovën dhe Valon Berishën. Trajneri i Kosovës, Challandes në prag të kësaj ndeshjeje ka theksuar se këto mungesa që janë të shumta kanë pasur ndikimin e tyre te skuadra e tij dhe rezultatet në ndeshjet e fundit në të cilat Kosova është përballur me rivalë shumë të fortë.

-Advertisement-

Zvicerani thekoi se përfaqësuesja e Kosovës duhet të dijë të përballet me probleme të tilla, teksa shtoi se ndaj Greqisë do të jetë e vështirë.Sipas Challandes, skuadra helene është e mirë dhe të humbësh ndaj saj nuk është një turp për Kosovën, por shtoi se dëshiron që futbollistët e tij të bëjnë një lojë të mirë. Challandes pretendon që Kosova të mos luajë në mbrojtje, por të hidhet në sulm dhe të shfrytëzojë rastet që do të mund të krijojë. Kosova ndodhet në Grupin 3 të Ligës C të Nations League dhe deri tani ka mundur të marrë vetëm 1 pikë në 4 ndeshje të zhvilluara teksa e sheh veten në vendin e tretë. Sfida mes Greqise dhe Kosoves do të luhet në oren 20:45 dhe do te transmetohet në platformën Digitalb.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera