Sot luhet Kosovë-Islandë, “dardanët” të motivuar për fitore
Autori: Gazeta inFokus 07:36 | 20 February 2020
Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll sot zhvillon njërën nga ndeshjet më të rëndësishme në vitet e fundit. Dardanët do të përballen me Islandën në kuadër të parakualifikimeve për Botërorin 2023.
Atmosfera në ekipin e Kosovës është shumë e mirë dhe lojtarët janë të motivuar për të dhënë gjithçka nga vetja, në këtë përballje shumë të rëndësishme.
Pas stërvitjes të së mërkurës është mbajtur edhe konferenca për media ku drejtori i përfaqësueses, Granit Rugova, doli për rrjedhën e përgatitjeve.
“Basketbollistët janë shumë të motivuar për ndeshjen ndaj Islandës. Kemi pasur tri ditë intensive me stërvitje dhe jemi të gatshëm për ndeshjen e së enjtes. Besoj se edhe me ndihmën e Dardanëve dhe tifozëve do t’ia dalim në këtë takim përballë Islandës, që ka shumë lojtarë cilësorë, megjithatë lojtarët do të japin maksimumin në fushë”, ka th ënë Rugova në konferencën për media.
Ai shtoi se, kanë disa mungesa si Lis Shoshi apo Alban Veseli, megjithatë, do të japin 100 % në fushë.
Përzgjedhësi i Kosovës, Christos Marmarinos, ishte i kënaqur me angazhimin e lojtarëve në stërvitje.
“Basketbollistët kanë dhënë gjithçka në stërvitje. Kjo është shumë e rëndësishme për ne. Është e rëndësishme që të gjithë të japin më të mirën nga vetja. Deri më tani jam shumë i kënaqur. Duam të përfaqësojmë sa më mirë Kosovën në garat ndërkombëtare”, u shpreh Marmarinos.
Kapiteni i Kosovës, Dardan Berisha, u ka bërë thirrje “Dardanëve”, që të jenë në numër sa më të madh, sepse është një motiv i madh për lojtarët në fushë.
“Motivi është i madh në ekipin tonë. Atmosfera është shumë e mirë. Kemi pasur stërvitje intensive në këto tri ditë. Shpresoj se, palestra do të jetë e mbushur me tifozë, sepse ky është një motiv pà «r lojtarët në fushë. Ne duam të kemi rezultate sa më pozitive dhe me ndihmën e tifozëve mund t’ia dalim”, nënvizoi Berisha.
Ndeshja Kosova-Islanda zhvillohet nga ora 19:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. “Dardanët” pas tri ditësh janë mysafirë të Luksemburgut, derisa pjesë e Grupit B është edhe Sllovakia.
Të tjera
-
Ish-presidentja Jahjaga tregon si ia siguroi Kosovës pajisjen mjekësore 1.5 milionëshe nga Fondacioni Alwaleed
Ish-presidentja e Kosovës, Atifeta Jahjaga, ia ka siguruar QKUK-së një pa...
-
Maqedonci thotë se “Ushtari më i mirë 2024” tregon për nivelin e bashkëpunimit të FSK-së me vendet partnere
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedoni, ka dhënë komentet e tij lidhur me mbajtj...
-
Sveçla me Hoxhën dhe Hodajn, diskutojnë mbi raportet e inspektimeve të IPK-së për Policinë e Kosovës
Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka pritur sot në takim pune drej...
-
IPK-ja rekomandon suspendimin e një togeri, dyshohet se manipuloi me orët shtesë
Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar policisë suspendimin e një to...
-
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vr āsjen e trefishtë në Gllogjan
Dëshmitarja Nexhmije Zhuti, në seancën e shqyrtimit gjyqësor ndaj tre të akuz...
-
Musliu-Shoshi: Aleatët e Kosovës e kanë humbur besimin te Qeveria Kurti
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka folur mbi...
-
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini?
Gazetari gjerman i “Frankurter Algemeine Zeitung”, Michael Martens pas vizitë...
-
Osmani për fjalimin e Vuçiqit në KS të OKB-së: Të vërtetën tonë nuk mundet ta sulmojë e as ta mohojë askush, e as Serbia
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është deklaruar rreth reagimit të presid...
-
56 vjeçari gjendet i vdekür në banesën e tij në Fushë Kosovë
Një 56-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në rrugën “Dardani...
-
Ambasadori britanik në Beograd: Asociacioni të formohet sa më shpejt që të jetë e mundur
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Serbi, Edward Ferguson, ka thënë të pr...
-
Kurti takohet me deputetë gjermanë në Berlin, flasin për aplikimin e Kosovës në KiE
Në ditën e dytë të qëndrimit të tij në kryeqytetin e Gjermanisë, Kryeministri...
-
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024
Forca e Sigurisë së Kosovës ka mbajtur sot ceremoninë e garës ndërkombëtare “...