Lajme

Sot Kuvendi në një seancë të jashtëzakonshme diskuton për rritjen çmimeve

Autori: Gazeta inFokus 07:19 | 15 March 2022

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen në një seancë të jashtëzakonshme, në të cilën do të ketë diskutim për rritjen çmimeve.

Për shkak të lëvizjeve të çmimeve në tregjet ndërkombëtare, shumë produkteve u janë rritur çmimet edhe në Kosovë dhe kjo ka ndikuar tek shumë qytetarë të Kosovës. Çmimi i vajit ishte ai që ngjalli shumë reagime tek qytetarët e Kosovës, e tek disa markete për një ditë u shit mbi 3.50 euro.

Lëvizja e çmimeve në tregje erdhi për shkak të agresioni rus ndaj Ukrainës, e cila prodhon shumë produkte sidomos është prodhues i drithërave, metaleve e gazit.

-Advertisement-

Debati parlamentar lidhur me rritjen çmimeve, fillon në ora 11:00.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera