Lajme

Sot konstituohet Komisioni Ad-Hoc për reformën zgjedhore në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 07:05 | 22 July 2022

Komisioni Ad-Hoc për Reformën Zgjedhore në Kosovë sot do të bëj konstituimin.

Ndryshe në fillim të këtij muaji me 71 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim Kuvendi i Kosovës ka themeluar Komisionin Ad-hoc për Reformën Zgjedhore në Kosovë, raporton RTKlive

Pjesë e këtij komisioni janë deputetë e partive politike, ndërsa drejtimi do të ketë Partia Demokratike e Kosovës (PDK)Nga Lëvizje Vetëvendosje (LVV) do të jetë zëvendëskryetar Adnan Rrustemi, anëtarë, Arbreshë Kryeziu, Mimoza Kusari-Lila dhe Dimal Basha.
Prej Partisë Demokratike e Kosovës (PDK) do të jenë anëtarë Ilmi Reçica, ndërsa Abelard Tahiri kryetar i Komisionit. Nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) anëtarë të këtij komisioni do të jenë Avdullah Hoti dhe Hykmete Bajrami. Ndërsa nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) anëtar është Besnik Tahiri. Nga grupi multietnik është deputeti Enis Kervan i cili është edhe zëvendëskryetar i dytë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera