Lajme

Sot konferencë vjetore ‘FSK dhe partnerët 2023’

Autori: Gazeta inFokus 07:21 | 26 October 2023

Ministria e Mbrojtjes dhe FSK sot organizojnë konferencën vjetore ndërkombëtare “FSK dhe partnerët 2023”.

Në njoftim për media, bëhet e ditur se kjo konferëencë do të mbahet të enjten, duke filluar nga ora 08:45, në hotelin Venus (në afërsi të qendrës tregtare QMI, magjistralja Prishtinë-Ferizaj).

Në njoftim, thuhet se në panelin kryesues do të marrin pjesë: ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, komandanti i FSK-së, gjenerallëjtnant Bashkim Jashari, drejtori i NALT-it, gjeneralbrigade Ralf Peter Hammerstein.

-Advertisement-

Pjesëmarrësit në këtë konferencë do të jenë ambasadorë, atashe të mbrojtjes si dhe përfaqësues tjerë diplomatikë dhe ushtarakë të të gjitha shteteve partnere të Republikës së Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera