Lajme

Sot jepet fjala përfundimtare për rastin e Aulon Zekës

Autori: Gazeta inFokus 09:52 | 12 Prill 2018

Sot është fjala përfundimtare në gjykimin për vrasjen e Aulon Zekës.

Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi Skender Musa avokat i palës së dëmtuar.

“Sot është fjala përfundimtare e palëve, prokuroria e kanë përfunduar seancën e kaluar, ndërsa sot rendi është tek unë dhe tre avokatët e të miturve që po gjykohen në lidhje me këtë vrasje”, tha Musa.

-Advertisement-

Ndryshe, Aulon Zeka u vra më 16 shtator 2017 në Prishtinë. Dy persona të mitur po gjykohen për këtë vrasje, ndërsa një tjetër për moslajmërim të kësaj vepreje penale.

Seancat e këtij gjykimi janë të mbyllura, ndërsa gati sa herë ato janë zhvilluar, te Pallati i Drejtësisë ka pasur protesta për ndriçimin e vrasjes së Zekës.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy