Lajme

Sot janë bërë tre vjet që kur Hashim Thaçi u zgjodh president i vendit.

Autori: Gazeta inFokus 11:44 | 26 February 2019

Thaçi u zgjodh president i Kosovës në raundin e tretë të votimeve derisa zgjedhja e tij në këtë post u përcoll me polemika dhe kundërshtime.

Atë ditë, protestues të shumtë u mblodhën para Kuvendit të Kosovës ku kundërshtuan zgjedhjen e tij President derisa protesta u zhvendos edhe brenda Kuvendit me partitë opozitare që dy herë radhazi hodhën gaz lotsjellës.

Pas nxjerrjes me forcë të deputetëve të opozitës nga salla plenare e Kuvendit, protesta jashtë Kuvendit u tensionua.

-Advertisement-

Dhjetëra protestues filluan të gjuajnë koktej mollotovi në drejtim të policisë.

Flaka shpërtheu gjithandej – gjithashtu edhe gazi lotsjellës nga policia, ndjekja e protestuesve, përdorimi i topave të ujit dhe gurëve nga ana e protestuesve drejt policisë.

Hashim Thaçi detyrën e presidentit e mori më 7 prill 2016, pas betimit solemn në Kuvendin e Kosovës.

“Betohem se tërë fuqinë time do t’ia kushtoj ruajtjes së pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës, sigurimit të lirive dhe të të drejtave njerëzore e qytetare, respektimit dhe mbrojtjes së Kushtetutës dhe ligjeve, ruajtjes së paqes dhe mirëqenies së të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe me ndërgjegje e përgjegjësi do t’i kryej të gjitha detyrimet e mia” ishte betuar ai në foltoren e Kuvendit.

Thaçi para se të vinte në pozitën e të parit të shtetit ka qenë zëvendëskryeministër i parë dhe Ministër i Punëve të Jashtme nga viti 2014 deri 2015 si dhe kryeministër i Kosovës në dy mandate nga viti 2007 deri më 2014.

Ai ka drejtuar Partinë Demokratike të Kosovës deri në dorëheqjen e tij më 26 shkurt 2016, para se të votohej për president,

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera