Lajme

Sot i jepet vula “Syrit të Popullit”

Autori: Gazeta inFokus 09:26 | 22 January 2020

Vendimi përfundimtar për rastin e njohur si “Syri i Popullit”, mirët këtë të mërkure të 22 janarit.

Për këtë rast kishin dëshmuar edhe Presidenti i vendit, Hashim Thaçi e ish-kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, shkruan gazeta inFokus.

Në lidhje me këtë rast të akuzuar janë: Sadri Ramabaja, Avni Llumnica, Behxhet Luzha, Halim Halimi, Bajrush Konjusha, Murat Jashari e Rexhep Topllana.

-Advertisement-

Këta akuzohen për vepra penale të përgattitjes së veprave terroriste ose vepra penale kundër rendit kushtetues e sigurisë së Kosovës.

E javën e kaluar kur u mbajt edhe fjala përfundimtare, Sadri Ramabaja, e cilësoi procesin të montuar politikisht, e prokurorin të ndrikuar dhe tha që krejt rasti ishte i inskenuar nga klani “Pronto”, shkruan gazeta inFokus.

Ndërsa Prokuroria Speciale e Kosovës, hoqi dorë nga ndjekja penale për Lirije Luzhën e Sabit Berishën.

Krejt ky rast filloi pas tentim vrasjes nga Murat Jashari i avokatit Azem Vllasi i cili mbeti i plagosur.

Më pas u tha që kjo u bë nga një organizatë e ashtuquajtur “Syri i Popullit” e cila edhe kishte përgatitur një listë me ata që i cilësonin si tradhtarë për t’i likuiduar.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ish-kryeparlamentari Kadri Veseli që ishin në atë listë, patën deklaruar se mbrapa kësaj organizate qëndron Vetëvendosja, por që i përmendën me emër Albin Kurtin e Glauk Konjfucën, shkruan gazeta inFokus.

Këta të dy, bënë kallëzim penal për shpifje e deklaratë të rreme nën betim për Thaçin e Veselin./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera