Lajme

Sot i jepet lamtumira e fundit poetit Xhevdet Bajraj

Autori: Gazeta inFokus 07:19 | 30 June 2022

Poeti Xhevdet Bajraj do të varroset sot në varrezat e qytetit të Rahovecit.

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, për KlanKosova.tv, e ka bërë të ditur këtë duke shtuar se trupi i tij është kremuar në Meksikë dhe se ashtu do të varroset në vendlindje.

Latifi ka shpërndarë edhe një njoftim në Facebook, në të cilin ka bërë të ditur se ceremonia e varrimit do të fillojë nga ora 16:00 e datës 30 qershor.

-Advertisement-

Në nder të poetit të vdekur do të mbahet edhe mbledhje komemorative si dhe orë poetike.

Bajraj vdiq më 22 qershor të këtij viti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera