Fokus

Sot i “del” afati Isa Mustafës

Autori: Halil Berisha 10:45 | 26 January 2020

Tashmë është gati të bëhen katër muaj prej që kanë përfunduar zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 tetorit.

Por, pavarësisht kësaj ende nuk ka Qeveri të dalë nga këto zgjedhje, shkruan gazeta inFokus.

Megjithatë, tashmë ditët janë të numëruara.

Albin Kurti, si fitues i zgjedhjeve është mandatuar më 20 Janar për të krijuar ekzekutivin, derisa i ka kohë 15 ditë prej asaj date, shkruan gazeta inFokus.

E pavarësisht se ka afat deri më 4 shkurt, kaq gjatë nuk do të pres lideri i LDK-së, Isa Mustafa.

Ky mblodhi kryesinë e partisë një ditë pas dekretimit të Kurtit derisa mori vendim që të mos lëshojnë pe nga oferta e tyre e kaluar, që të marrin kryeparlamentarin deri t’zgjedhet Presidenti, shkruan gazeta inFokus.

Madje për këtë ofertë i dhanë kohë Albin Kurtit deri këtë të diele që të tregoj nëse është i interesuar apo të dështoj përfundimisht koalicioni.

Përgjigje ende nuk ka, mirëpo është raportuar se të premten, zyrtarë të Vetëvendosjes janë takuar në shtëpinë e Isa Mustafës në Prapashticë me zyrtarë të LDK-së.

Kjo ishte larg syve të mediave derisa nuk u konfirmua asnjëherë nga asnjëra palë./Gazeta inFokus/

Të tjera