Sport

Sot hidhet shorti i Europa League, vetëm një përballje nuk lejohet

Autori: Gazeta inFokus 10:42 | 22 February 2019

Europa League ka hyrën në fazën e 16 më të mirave, me ndeshjen e ditës së djeshme që siguruan kualifikimin u përcaktuan skuadrat që vijojnë më tej.

Shorti për ndeshjet e kësaj faze do të hidhet sot në orën 13:00 në shtëpinë e futbollit europian, në Nyon të Zvicrës. Në këtë fazë të kompeticionit lejon përballjet mes skuadrave të të njëjtit shtet, po ashtu nuk do të ketë ndarje në vazo në bazë të pikëve që kanë skuadrat në kupat e Europës.

Nuk lejohet përballja e ekipeve nga Ukraina me ato nga Rusia, për shkak të konfliktit që këto dy shtete kanë mes tyre. Në këtë mënyrë, Dinamo Kiyv nuk mund të përballet me Zenit, apo me Krasnodar.

-Advertisement-

Ndeshjet për fazën e 1/8-ave do të zhvillohen me 7 dhe 14 mars, në orën 18:55 dhe 21:00. Kompeticioni do vijojë rrugëtimin deri më 29 maj, ku dy skuadrat finaliste do të përballen për të fituar trofeun në “Olympic Stadium”, në Baku të Azerbajxhanit.

Arsenal (Angli)
Benfica (Portugali)
Chelsea (Angli)
Dinamo Zagreb (Kroaci)
Dynamo Kyiv (Ukraine)
Eintracht Frankfurt (Gjermani)
Inter Milano (Itali)
Krasnodar (Rusi)
Napoli (Itali)
Rennes (Francë)
Salzburg (Austri)
Sevilla (Spanjë)
Slavia Praha (Çeki)
Valencia (Spanjë)
Villarreal (Spanjë)
Zenit (Rusi)

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera