Sot hapet aplikimi për subvencione për kulturat e aktivitetet bujqësore
Autori: Gazeta inFokus 09:43 | 26 April 2022
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka njoftuar se më 26 prill do të hapë periudhën e aplikimit për pagesa direkte/subvencione për kulturat dhe aktivitetet bujqësore, të cilat mbështeten përmes programit të pagesave direkte/subvencioneve për vitin 2022.
Sipas MBPZHR-së, hapja e fazës së aplikimit është mundësuar pas aprovimit të këtij programi dhe ndjekjes së procedurave ligjore për hartimin e udhëzimit administrativ, diskutimit paraprak, diskutimit publik dhe hyrjes në fuqi të këtij akti normativ pas shpalljes në gazetën zyrtare, si dhe pas koordinimit të drejtorive për bujqësi në komuna me Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë.
Duke ftuar fermerët që të aplikojnë për mbështetje në kuadër të këtij programi, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka theksuar se në kuadër të këtij programi kanë adresuar rritje substanciale të mbështetjes financiare për fermerë me vlerë prej rreth 50 milionë eurosh.
“Përmes Programit për Pagesa Direkte për vitin 2022 kemi planifikuar një buxhet prej 5 milionë euro për subvencionimin e naftës, përkthyer në 0.36 cent për litër dhe 8 milionë euro për inputet bujqësore për plehërim pranveror për 4 kultura bujqësore, grurë të përkthyer në 150 euro për hektarë, misër, patate dhe fasule përkthyer në 100 euro për hektarë”, ka treguar ministri Peci.
Ndryshe, sipas ministrisë, në kuadër të PPD-së për 2022 është rritur përkrahja me 216% për grurin, 119% për misrin, 118% për pataten dhe fasulen, 85% për perimet për perimet në fushë të hapur, 100% për perimet në sera, 33% për bletët, 26% për kulturat pemëtarë, 25% për mjedrën, 21.6% për farën e grurit, 16% për qumështin sipas cilësisë, si dhe rritje të konsiderueshme për shumicën e sektorëve dhe nën-sektorëve të paraparë me Programin e Pagesave Direkte 2022./kp
Të tjera
-
Mesazhi i Tërnavës për Kurban Bajram: Është detyrë e jona që ta duam, ruajmë dhe ta mbrojmë atdheun tonë
Mesazhin e Kurban Bajramit e mbajti myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, i cili th...
-
Oficerë të FSK-së diplomojnë në kolegjin e ushtrisë amerikane
Oficerët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, majorët Alban Bunjaku, Agron Murati...
-
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
Të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërnd...
-
Myslimanët kremtojnë Kurban Bajramin, festën e besimit dhe sakrificës
Besimtarët e fesë islame kremtojnë sot Kurban Bajramin, i cili sipas traditës...
-
Presidentja Osmani në Zvicër, takohet me kancelarin Scholz dhe liderë të tjerë evropianë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në nisje të Samitit të Paqes për Ukrainë...
-
Osmani takohet me Zelenskyn në Zvicër: Jemi për të dhënë mbështetje për lirinë e Ukrainës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar sot me presidenten zvicerane...
-
Re lu*fte i afrohen Suedisë? Avioni ushtarak rus shkel hapësirën ajrore
Frika për një shtrirje të luftës së Ukrainës në Europë u ripërtëri me inciden...
-
Bankat thyejnë rekord/ 58 milionë € fitim të pastër për 4 muaj
Bankat komerciale në Kosovë sivjet kanë thyer rekord me fitimet e realizuara,...
-
Mbi dy milionë pelegrinë në Mekë për të kryer haxhin
Më shumë se dy milionë pelegrinë të huaj kanë mbërritur në qytetin e shenjtë ...
-
Shënohet 81-vjetori i lindjes së Ukshin Hotit, Kurti: Detyra e tij ishte t’ia thotë të vërtetën popullit
Me rastin e shënimit të ditëlindjes së 81-të të profesorit dhe mendimtarit po...
-
Beogradi s’do të ofrojë hapësirë për festivalin “Mirëdita, dobar dan”, thotë kryetari i komunës
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të komunës së Beogradit, Aleksandar Shapiq, ...
-
Osmani takon homologen malteze: Malta është një vend vërtet mik i Kosovës
Presidentja Vjosa Osmani po vazhdon vizitën zyrtare në Zvicër. Në marxhina të...