Lajme

Sot hapen xhamitë për falje të namazit

Autori: Gazeta inFokus 12:13 | 05 August 2020

Xhamitë ishin mbyllur për besimtarët për shkak të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.

Por, këto do të hapen prej kësaj të marte, ku besimtarët mund të shkojnë të falin namazin, shkruan gazeta Infokus.

Kjo pavarësisht rasteve të shumta të qytetarëve të infektuar me COVID-19 dhe vdekjeve nga virusi.

-Advertisement-

Ky vendim u mor me rekomandim të Myftiut të Kosovës, Naim Tërnava.

“Sot hapen Xhamitë

Me rekomandim të Myftiut te Kosoves,që nga sot i kthehemi normalitetit të faljës së namazeve ditore  dhe te xhumase me xhemat në xhamitë tona.

Përdore maskën

Respekto distancën sociale

Merr abdest më shpesh

Elhamdu Lil-lahi Rabbil Alemin”, ka lajmëruar Hoxhë Husamedin Abazi, imam në xhaminë “Hasan Beg” në Prishtinë./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera