Sot fillon dëgjimi i dëshmitarëve në rastin e Thaçi dhe të tjerët

Autori: Gazeta inFokus
07:19 | 11 April 2023
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, kanë bërë të ditur se në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, sot fillon procesi i paraqitjes së provave nga ana e Zyrës së Prokurorisë Speciale, respektivisht me dëgjimin e dëshmitarëve.
Ndryshe javën e kaluar janë mbajtur seancat, ku kanë folur prokuroria, mbrojtja dhe të akuzuarit.
Aktakuza e parë kundër katër të akuzuarve u konfirmua më 26 tetor 2020 dhe u bë publike më 5 nëntor 2020.
Më 22 korrik 2021, Gjykatësi i Procedurës Paraprake, përmes dy vendimeve, miratoi pjesërisht mocionet e Mbrojtjes dhe urdhëroi ZPS-në që të korrigjojë dhe ndryshojë aktakuzën, mes tjerash, duke përjashtuar përgjegjësinë e ndërmarrjes së përbashkët kriminale III për krime me synim konkret (tri apele kundër këtij vendimi, të dorëzuara nga Thaçi, Selimi dhe Krasniqi, u hodhën poshtë nga Gjykata e Apelit më 22 gusht 2022). ZPS-ja e dorëzoi aktakuzën e ndryshuar më 3 shtator 2021.
Më 23 dhjetor 2022, Gjykatësi i Procedurës Paraprake miratoi kërkesën e ZPS-së për ndryshim të aktakuzës me qëllim që të përfshijë një numër akuzash të reja, konkretisht qendra ndalimi të tjera në komunën e Suharekës, incidente të reja të përndjekjes dhe vrasjes së paligjshme në Gjilan, si dhe incidente të reja të pjesëmarrjes personale të të akuzuarit në krimet për të cilat akuzohet.
Pas hedhjes poshtë të apeleve të Thaçit dhe Veselit kundër këtij vendimi prej Panelit të Gjykatës së Apelit më 22 mars 2022, ZPS-ja dorëzoi versionin e redaktuar publik të aktakuzës së ndryshuar më 29 prill 2022.
Më 22 korrik 2022, Gjykatësi i Procedurës Paraprake miratoi, pjesërisht, kërkesën e Mbrojtjes së Thaçit që pretendon mangësi në aktakuzën e fundit dhe gjithashtu urdhëroi ZPS-në që, deri më 30 shtator 2022, të parashtrojë aktakuzën e ndryshuar më tej, me informacion shtesë lidhur me akuzat aktuale. Informacioni shtesë ka të bëjë me emrat e autorëve të drejtpërdrejt të krimeve, viktimave dhe vendndodhjeve përkatëse në paragrafët konkrete në aktakuzën aktuale.
Më 29 shtator 2022, Gjykatësi i Procedurës Paraprake miratoi kërkesën e ZPS-së për tërheqjen nga aktakuza të pretendimeve për krime në komunën e Ferizajt dhe urdhëroi ZPS-në që të pasqyrojë këtë tërheqje të akuzave në aktakuzën e ndryshuar më tej, e cila u dorëzua më 30 shtator 2022. Një version më pak i redaktuar i aktakuzës u dorëzua më 27 shkurt 2023. Aktualisht, kjo është aktakuza në fuqi për këtë çështje.
Sipas aktakuzës, krimet e paraqitura në të u kryen më së paku prej marsit 1998 deri në shtator 1999 në disa vendndodhje në Kosovë, si edhe në Kukës dhe Cahan, në Shqipërinë Veriore. Pretendohet se këto krime u kryen nga anëtarë të UÇK-së kundër qindra civilëve dhe personave që nuk merrnin pjesë në luftime. Në aktakuzë pretendohet se Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi kanë përgjegjësi penale individuale për krime që u kryen në kontekstin e një konflikti të armatosur jo ndërkombëtar në Kosovë dhe ishin pjesë e një sulmi gjerësisht të përhapur dhe sistematik kundër personave që dyshoheshin se ishin kundër UÇK-së.

Të tjera
-
A do ta ketë VV’ja mbështetjen nga opozita për kryeparlamentarin? Flet Lekaj
Pal Lekaj, nga AAK, ka komentuar mundësinë e votimit të opozitës për kryeparl...
-
Maqedonci vazhdon takimet në Turqi: Zhvillimi i industrisë së mbrojtjes forcon marrëdhëniet mes vendeve tona
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i cili po qëndron në Turqi, n...
-
Pavarësisht sëmundjeve të rënda, policët mbajnë a*mët në brez
Për major Beratin, pjesëtar i Policisë së Kosovës, arma nuk është vetëm pjesë...
-
Vasfije Krasniqi-Goodman: Dhimbja ime është pjesë e historisë sonë, dhe ajo duhet të dëgjohet
E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, Vasfije Kras...
-
Adriatik Kelmendi: Reagimi qytetar ndaj një shuplake më shumë se për shtrenjtimin e rrymës
Gazetari Adriatik Kelmendi ka shprehur shqetësimin e tij për reagimet e tepru...
-
Trump: Bisedimet me Iranin po shkojnë mirë
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka deklaruar se bisedimet me Iranin për pr...
-
Të dhënat e BE-së: Serbia ndër vendet më të varfra në Evropë
Pavarësisht pretendimeve të shpeshta nga presidenti serb Vuçiq se Serbia ësht...
-
Startupi i ri i Mira Muratit po synon një raund masiv financimi prej 2 miliardë dollarë
Mira Murati nis revolucionin në inteligjencën artificiale me një financim amb...
-
Aksidenti me fatalitet në Jagodë të Klinës, tre të lënduarit po trajtohen në Emergjencën e Pejës
Një person ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes një...
-
Vd*es ish-ushtari i UÇK-së, Haxhi Mecini
Ka vdekur ish-pjesëtari dhe veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Haxhi ...
-
Tubimi i Bernie Sanders në LA tërheq mijëra njerëz për të protestuar kundër Trump: Nuk mund ta lejojmë të ndodhë kjo
Senatori i Vermontit, Bernie Sanders, tërhoqi një turmë rekord në tubimin e t...
-
Papa Françesku bën vizitë befasuese në sheshin “Shën Pjetri” pas meshës të së dielës
Pas vizitës së paplanifikuar në Santa Maria Maggiore të shtunën, Papa Françes...