Lajme

Sot fillojnë të mbahen provimet pranuese për pranimin e studentëve të rinj

Autori: Gazeta inFokus 08:20 | 21 July 2022

Në universitetet publike dhe institucionet private të arsimit të lartë, sot fillojnë të mbahen provimet pranuese për pranimin e studentëve të rinj në vitin akademik 2022/2023.

Drejtues të universitetit më të madh në vend “Hasan Prishtina”, kanë bërë të ditur se këtë vit akademik provimit pranues do t’i nënshtrohen mbi 7 mijë studentë dhe interesimi më i madh është në Fakultetin e Mjekësisë.

Sot fillojnë provimet pranuese në të gjitha institucionet e arsimit të lartë në vend. Prorektorja e Universitetit të Prishtinës, Mimoza Ibrani, tha për Radio Kosovën se provimit pranues këtë vit do t’i nënshtrohen 7 mijë e 904 maturantë dhe se provimet pranuese do të mbahen me datë 21, 22 dhe 23 korrik.

-Advertisement-

“ Bazuar në të dhënat e sistemit elektronik të aplikimit kanë aplikuar 7 mijë e 904 maturantë. Provimet pranuese do të organizohen me datë 21, 22 dhe 23 korrik.”

Po ashtu, Ibrani tha se në këtë vit akademik interesim më të madh ka pasur në fushën e mjekësisë, shkencave kompjuterike, juridik dhe disa drejtime të tjera.

“Në këtë vit akademik interesim me të madh ka pasur në fushën e mjekësisë në shkencat kompjuterike pastaj në juridik, arkitekturë po ashtu interesim të shtuar ka pasur edhe në programin e psikologjisë. Fushat e tjera me interes ka qenë ajo e gjuhë dhe letërsi gjermane dhe angleze.”

Universiteti i Prishtinës´”Hasan Prishtina” për vitin e ri akademik 2022/23 në afatin e parë do të pranojë 5 mije e 497 studentë të rregullt.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BLACK FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera