Lifestyle

Sot festohet Dita e Lumturisë

Autori: Gazeta inFokus 07:31 | 20 March 2019

Bota vërtet ka nevojë për një ditë plot buzëqeshje dhe prandaj Kombet e Bashkuara e shpallën 20 marsin si Ditën ndërkombëtare të Lumturisë.

Dita e Lumturisë u prezantua nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara gjatë vitit 2012 dhe u festua për herë të parë në vitin 2013.

Ideja origjinale erdhi nga Mbretëria e Butanit në rajonin Himalayan të Azisë. Atje, besohet se jetojnë njerëzit më të lumturit në botë për shkak të qasjes ndaj jetës.

-Advertisement-

Për të gjithë, kjo ditë shërben për të kujtuar se lumturia nuk vjen domosdoshmërisht nga blerja dhe konsumimi, ose nga të qenit i famshëm apo joshës, por shpesh nga miqtë dhe familja.

Në të gjithë botën, kjo ditë festohet me aktivitete të ndryshme dhe unike.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera