Rozë

Sot është një ditë shumë e rëndësishme për karrierën e Noizyt (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 11:46 | 26 June 2017
Një ndër reperët më të suksesshëm dhe më të kërkuar nga publiku shqiptar është Noizy.

Për reperin sot është një ditë shumë e rëndësishme në karrierë, ngase ai sot do të mbajë koncert madhështor në Tiranë, shkruan lajmi.net.

Përmes një statusi në Instagram, Noizy i ka ftuar të gjithë ata që pëlqejnë muzikën e tij të jenë pjesë e këtij koncerti, për të cilin premton të ketë edhe shumë surpriza.

“Nesër me datë 26/Qershor Midis Tiranës do të jetë një nga ditët më të bukura të karrieres sime. Ju ftoj të vini nga e gjithë Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia të na ndiqni në performancë LIVE! Do të kemi surpriza të bukura. Koncerti do të mbahet në Sheshin Skënderbej Ora 21:00 dhe është FALAS për të gjithë. ❤️” është mbishkrimi i Noizyt në Instagram.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera