Lajme

Sot është ditëlindja e plakut të urtë e të mençur Anton Çeta

Autori: Gazeta inFokus 11:19 | 03 January 2022

Sot është ditëlindja e njërit prej atyre që mbeti gjithmonë i ri edhe përkundër moshës, sepse iu bashkua rinisë në shuarjen e një plage të madhe mabrëshqiptare.

Është ditëlindja e Anton Çetës, plakut që udhëhoqi pajtimin e gjaqeve, kësaj plage të madhe nër popullin e shtypur shqiptar të Kosovës, shkruan Gazeta Infokus.

Bacë Antoni ishte nga ata burra që nuk i kthehej fjala, por edhe falja e gjakut atij dhe rinisë së Kosovës kishte një mesazh për okupatorin gjakatar serb, ky akt burrëror tregonte se ne nuk do vritemi më mes vete, por tash jemi bashkë kundër tiranisë e robërisë.

-Advertisement-

Anton Çetta u lind më 3 janar 1920 dhe vdiq më 4 nëntor 1995.

Çeta ishte shkrimtar, professor letërsie dhe i njohur për pajtimin e gjaqeve te shqiptarët në vitet e 90-ta.

Nga viti 1960 deri në vitin 1968 ligjëroi Letërsinë e Vjetër Shqipe, Historinë e Letërsisë dhe gjuhën Latine në Universitetin e Prishtinës.

Nga viti 1968 ishte shef i Departamentit të Folklorit në Institutin e Studimeve Shqiptare në Prishtinë.

Që nga viti 1959, Çeta grumbullonte materiale folklorike nga të gjitha trevat e Kosovës. Nga viti 1953 deri në vitin 1987 botoi 16 libra me folklor të mbledhur nga të gjitha trevat e Kosovës (këtu përfshijnë përralla, mite, balada, legjenda, këngë etj).

Në vitin 1990, ai ishte themeluesi i Komitetit për pajtimin e gjaqeve në Kosovë.

Çetta vdiq në Prishtinë në vitin 1995.

Më 30 prill 2010, Çetta është nderuar me çmimin “Medalja e Artë për Paqe, Demokraci dhe Humanizëm-Dr. Ibrahim Rugova”, nga ish-presidenti Fatmir Sejdiu./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera