Lajme

Sot është Dita Ndërkombëtare Përkujtimore për Viktimat e Skllavërisë

Autori: Gazeta inFokus 07:39 | 25 March 2022

25 marsi shënon Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Viktimave të Skllavërisë dhe Tregtisë së Skllevërve.

Kjo ditë është caktuar për të nderuar dhe kujtuar ata që vuajtën dhe vdiqën nga skllavëria.

Kjo ditë gjithashtu ka për qëllim që të rrit ndërgjegjësimin për rreziqet e racizmit dhe paragjykimeve, përcjell Klankosova.tv.

-Advertisement-

Midis shekujve 16 dhe 19, deri në 17 milionë skllevër u transportuan kundër dëshirës së tyre nga Afrika në Amerikë.

Deri në 2.4 milionë skllevër vdiqën gjatë udhëtimit, miliona të tjerë vdiqën menjëherë pas mbërritjes së tyre në ” Neë Ëorld”.

Shumica e njerëzve që u skllavëruan dhe u transportuan vinin nga Afrika Qendrore dhe Perëndimore.

Njerëzit e parë që u përfshinë në tregtinë transatlantike të skllevërve ishin portugezët.

Në vitin 1526, portugezët bënë udhëtimin e parë të skllevërve përmes Oqeanit Atlantik për në Brazil, evropianët e tjerë ndoqën shembullin, ndërkaq britanikët, francezët, holandezët dhe danezët u bënë kombet kryesore të tregtisë së skllevërve.

Shitja, transportimi dhe zotërimi i skllevërve konsiderohet si një nga shkeljet më të rënda të të drejtave të njeriut që bota ka përjetuar ndonjëherë.

Shtetet e Bashkuara shfuqizuan zyrtarisht skllavërinë në vitin 1865.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…

Të tjera