Fun & Video

Sot është dita botërore e Maces së Zezë, por cili është kuptimi i saj në shtete të ndryshme

Autori: Gazeta inFokus 19:41 | 17 November 2018

17 nëntori është dita botërore e Maces së Zezë, kafshë që sipas traditës mesjetare të rrënjosur në kulturën evropiane, për fat të mirë trashëgimi e epokave të tjera që ndihen gjithmonë e më pak sot, sjell fat të keq. Dhe ja si shihet në vende të ndryshme.
Franca: Chat noir

Të kesh një mace të zezë sjell fat të keq, sidomos në…Instagram. Në Francë, macet e zeza sjellin fat të keq në përgjithësi, por veçanërisht për ata që i kanë. Kështu, numri i maceve të zeza të braktisura është i lartë. Dhe numri i tyre rritet për fat te keq, edhe kjo për faj të Instagramit, transmeton oranews. Macet e zeza, në fakt nuk janë të lehta për tu fotografuar dhe ata që duan të ndikojnë preferojnë mace të ngjyrave të tjera. Po ka edhe nga ata që janë mobilizuar në sitin wanimo.fr me fushatën #perlenoir.

Suedia: Svarta Katten

-Advertisement-

Mace të zeza, por jo vetëm ato: gratë dhe priftërinjtë me të zeza sjellin fat të keq. Në Suedi ka edhe një ditë dedikuar maceve të zeza: svarta kattens dag. Në këtë vend, macja e zezë sjell fat të keq nëse kalon rrugën. Një metodë për të shmangur tersin? Të pështysh tre herë prapa shpatullës së majtë. Nuk ka ndërkohë asnjë shenjë apo mjet për gratë dhe priftërinjtë: nëse këta të fundit shkojnë për peshkim, apo dikush me ta shkon në peshkim, do të kthehet duarbosh.

Gjermania: Schwarze Katze

Fat i keq të shoqëron vetëm nëse macja kalon nga e majta në të djathtë. Ndërsa nga ana tjetër, ajo sjell fat. Një shpjegim i mundshëm i arsyes se pse nga Gjykimi i fundit, të mirat duhet të vendosen djathtas, të këqijat majtas.

Britania e Madhe: Black Cat

Britanikët mendojnë ndryshe nga gjermanët. Macja e zezë sjell fat të keq nëse kalon nga e djathta në të majtë. Supersticioni kërkon që macja sjell fat nëse kalon nga e majta në të djathtë. Nëse ecën drejt dikujt, atëherë do të sjellë fat, por nëse ikën larg, atëherë do të marrë me vete edhe fatin e mirë.

Spanja: Gato negro

Nga “fati I keq” tek lotaria. Edhe në Spanjë macja e zezë sjell fat të keq nëse kalon rrugën. Fama e keqe e kësaj kafshe është kaq e konsoliduar saqë në Barcelonë kanë kërkuar ta heqin nga dekorimet festive të natës së Shën Gjonit. Në mesjetë, në fakt, macja e zezë digjej në sheshe gjatë festës dhe kjo simbiologjikë është ende prezente në imagjinatën e spanjollëve. Jo për të gjithë është simbol i fatit të keq: një prej administratave të lotarisë së fundvitit në Spanjë, Il Gato Negro, ka shitur për shumë vite bileta fituese të lotarisë.

Brazil: Gato preto

Macja e zezë sjell fat të keq, por kujdes sesi hakmerreni. Nëse ecën me shpejtësi drejt një personi, sjell fat të mirë duke e marrë kur ikën (si në Britani). Nëse keni ndërmend të merrni hak duke fajësuar macet, kini kujdes: shkrimtari Paulo Coelho, magjistari tek “Il Cammino di Santiago” pohon se në Brazil të vrasësh një mace të tillë sjell 7 vite fatkeqësi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera