Lajme

Sot është Dita Botërore e Diabetit

Autori: Gazeta inFokus 07:56 | 14 November 2023

Sot është Dita Botërore e Diabetit dhe tradicionalisht kjo ditë mbledh të gjitha komunitetet mjekësore dhe shoqatat e diabetit, ku bëhet thirrje për të parandaluar këtë sëmundje globale.

Në vitin 2007 Asambleja e Përgjithshme miratoi rezolutën 61/225 duke përcaktuar 14 Nëntorin si Ditën Botërore të Diabetit. Rezoluta inkurajoi gjithashtu shtetet anëtare të zhvillojnë politika kombëtare për parandalimin, trajtimin dhe kujdesin e diabetit në përputhje me zhvillimin e qëndrueshëm të sistemeve të tyre të kujdesit shëndetësor.

Diabeti ka kosto të lartë shëndetësore, pasi që kjo sëmundje nëse nuk zbulohet me kohë, shkakton ndërlikime serioze, si sëmundje kardiovaskulare, verbim, sëmundje të veshkave etj.

-Advertisement-

Të dhënat më të fundit të Federatës Ndërkombëtare të Diabetit, kanë treguar se janë rreth 387 milionë të prekur me diabet ku pritet që numri i tyre të arrijë në 600 milionë në vitin 2035 në të gjithë botën.

Numri më i madh i njerëzve me diabet i përket grup-moshës 40-50 vjeç.

Këshilla:

1- Pacientët me diabet duhet të kontrollojnë peshën

2- Duhet të kufizojnë sheqernat e rafinuara

3- Duhet të rrisin sasinë e fibrës në dietë

4- Yndyrat duhet të jenë vajra me 1 lidhje dyfishe (si p.sh. vaji i ullirit)

5- Duhet t’i shtojnë dietës së tyre arra

6- Efikase edhe bajamet

Si ndikojnë emocionet në ekuilibrin e diabetit?

Ekuilibri i diabetit është shumë i ndjeshëm ndaj emocioneve dhe gjendjes shpirtërore. Ekziston një lidhje e ngushtë funksionale ndërmjet sistemit endokrin dhe atij nervor. Qetësia shpirtërore dhe emocionale stabilizon gliceminë dhe lehtëson kontrollin e diabetit.

Në të kundërt, shqetësimet, fatkeqësitë, grindjet, ankthi dhe frika, në përgjithësi pasohen nga çlirimi në gjak i adrenalinës dhe kortizoilit, hormone që bllokojnë veprimin e insulinës, duke u bërë shkak për rritjen e glicemisë. Në këtë rast mund të lindë nevoja për të rritur dozën e zakonshme të mjekimit që ju përdorni.

Me rastin e kësaj dite, edhe në Kosovë do të organizohen një sërë aktivitetesh vetëdijësimi në komunat e vendit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova lanson Kredinë për Ekonominë Qarkore – e para dhe e vetmja e këtij lloji në Kosovë
-Advertisement-

Të tjera