“Sot ekipi ishte me dy fytyra, nuk hyjmë në pazaret e askujt – deri në fund do ta ruajmë fytyrën tonë”
Autori: Gazeta inFokus
17:56 | 05 April 2021
Skuadra e Besës së Pejës ka pësuar humbje të thellë në udhëtim te Gjilani me rezultat 5-1, në duelin e vlefshëm për javën e 27-të në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan Gazeta inFokus.
Pas ndeshjes ka folur trajneri i Besës, Leotrim Krasniqi, i cili ka thënë se sot ekipi i tij ishte me dy fytyra.
“Sot ekipi ishte me dy fytyra, në pjesën e parë u paraqitem mirë, kishim disa raste, e gjysmë raste, në aspektin defansiv ishim të vendosur mirë, në pjesën e dytë pranuam gola të lehtë dhe kur rezultati është i thellë nuk është lehte të durosh”, tha Krasniqi për Art Sport.
Tutje tekniku i pejanëve theksoi se nuk do të bëjnë kalkulime me askënd, por do ta ruajnë fytyrën deri në fund të kampionatit.
“Në të gjitha ndeshjet Besa do të futet ta japë maksimumin, nuk hyjmë në kalkulime të askujt hiç, do ta ruajmë nderin dhe fytyrën tonë, sepse ndryshe nuk bën. Ndonjëherë humbim, ndonjëherë fitojmë si javen e kaluar”, përfundoi Krasniqi.
Pas kësaj humbje, Besa e Pejës vazhdon të jetë e fundit me vetëm 10 pikë të arkëtuara./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
ATK’ja ka një njoftim të rëndësishëm për të gjithë tatimpaguesit
Administrata Tatimore e Kosovs ka njoftuar të gjithë tatimpaguesit që kanë ob...
-
Gjatë muajit të Ramazanit nevojtarët mund të marrin bukë falas në këto furra të Ferizajt
Dora e biznesit ferizajas gjithmonë ka qenë e shtrirë për nevojat e qytetarëv...
-
Infektologu Sadiku flet për variantin britanik të Covid-19, thotë se përhapet shumë shpejt te të rinjtë
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Klinikës Infektive, Izet Sadiku, ka thënë...
-
Një muaj paraburgim për policin, akuzohet për keqtrajtim gjatë detyrës
Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë T...
-
Sot seanca për Haxhiun, Lekaj Kadaj-Bujupi, Baftiu
Për këto veprime, katër të akuzuarit po dyshohet se secili veç e veç kanë kry...
-
13,236 raste aktive me COVID-19
Në Kosovë aktive me COVID-19 janë 13,236 raste, numri i përgjithshëm i person...
-
Nagavci paralajmëron largimin e notave për nxënësit e klasave 1 deri në 5
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se e ka n...
-
Mbahet seanca ndaj 11 veteranëve të UÇK-së
Mbahet seanca e katër ndaj Xhevdet Qeriqit dhe 10 veteranëve të Ushtrisë Çlir...
-
Ramazani i dytë në pandemi/ Mekë, 10 dezinfektime në ditë, hyjnë të vaksinuarit
Ditën e parë të Ramazanit të dytë në pandemi, besimtarët myslimanë e kanë gje...
-
Vazhdon rënia e rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë, pak para lirimit të masave
Sot në Kosovë janë shëruar edhe 1009 pacientë me koronavirus, shifër kjo reko...
-
Sot vaksinohen të moshuarit në shtëpitë e kujdesit
Sot vaksinohen të moshuarit në shtëpitë e kujdesit. Komiteti për vaksinim ...
-
Moti në Kosovë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se të mërkurën do të mbajë mot...