Lajme

Sot do të protestojnë punëtoret e KEK-ut, këto janë kërkesat e tyre

Autori: Gazeta inFokus 10:29 | 10 December 2021

Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovë ka lajmëruar se sot do të mbajnë protestë nga ora 11:00, shkruan Gazeta Infokus.

Protesta do të mbahet para ndërtesës së Toskanës në Prishtinë dhe do të zgjasë një orë.

Sindikata e re e Korporatës Energjetike ndër të tjerash kërkojnë rrogën e 13-të për të punësuarit e KEK-ut dhe pagimin sigurimit shëndetësor për një afat njëvjeçarë.

-Advertisement-

Ky vendim është marr nga këshilli Drejtues i SR-KEK të mbajtur me 30 nëntor, ku kemi kërkuar realizimin e kërkesave qe janë të adresuara dhe të përsëritura./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University

Të tjera