Lajme

Sot do të mbajë mot i vranët në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 07:00 | 30 December 2021

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot so të mbajë mot i vranët në Kosovë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius, përcjell Klankosova.tv.

“Të enjten nuk parashihen reshje pos ndonjë rigë e izoluar. Në shumë territore të ulëta do të ketë mjegull si pasojë e ndryshimit të temperaturave në stadet e ulëta të troposferës.” thuhet në një postim në Facebok të IHMK-së.

-Advertisement-

Kurse parashihet se do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-5m/s.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera