Sport

Sot dita e futbollistëve të Kosovës në Ligën e Evropës

Autori: Gazeta inFokus 14:53 | 20 September 2018

Sot luhet xhiro e parë e fazës së grupeve në kuadër të Ligës së Evropës, shkruan futbollikosovar.com.

Zyrihu i Hekurant Kryeziut e Benjamin Kolollit do luaj sot ndaj skuadrës AEK Larnaca të Qipros nga ora 21:00.

Kurse nga po i njejti orar luan edhe Dinamo Zagreb ndaj Fenerbahces, ky te Kroatët paraqitet qendërmbrojtësi kosovar, Amir Rrahmani i cili nuk po ka minuta pothuajse fare në skuadren e tij.

-Advertisement-

Kurse punë të vështir do ketë Ardin Dallku, i cili me Vorsklan e tij, përballet me Arsenalin në Angli.

Lazio i Valon Berishës do luaj ndaj Apollon Limassol të Qiprosë, në këtë takim mungon Berisha shkaku i lendimit.

Edon Zhegrova nuk është ftuar për ndeshjen e sotme kundër Malmos.Genku e nis sonte aventurën në Europa League dhe për këtë ndeshje do të mungojë anësori i talentuar, Edon Zhegrova.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera