Lajme

Sot, Dita Botërore e Televizionit

Autori: Gazeta inFokus 07:51 | 21 November 2022

Në muajin dhjetor të vitit 1996, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara shpalli 21 Nëntorin si Ditën Botërore të Televizionit, kurse po atë vit u mbajt edhe Forumi i parë Botëror i Televizionit.

Ky forum i bëri bashkë për herë të parë institucionet kryesore të industrisë mediale, Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU), Asociacioni i Televizioneve Komerciale në Evropë (ACT) dhe EGTA Asociacioni i Radio Televizioneve me bazë në Bruksel.

Kjo ditë simbolizon komunikim dhe globalizimin në botën bashkëkohore.

-Advertisement-

Shënimi i kësaj dite erdhi nga Asambleja e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, duke kujtuar rezolutën e saj të 13 shkurtit, të vitit 1946, në të cilën, ndër të tjera thuhet se Kombet e Bashkuara nuk mund të arrijnë qëllimet e veta, përveç nëse popujt e botës janë të informuar plotësisht për qëllimet dhe aktivitetet e saj në mënyrë korrekte.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera