Sot Dita Botërore e AIDS
Autori: Gazeta inFokus 07:26 | 01 December 2020
Sot shënohet Dita Botërore e AIDS-it, ditë e cila kujtohet çdo 1 dhjetor që prej vitit 1988.
Kjo ditë sikurse në gjithë botën shënohet edhe në Kosovë e që gjatë kësaj dite, personelit dhe vendimmarrëseve shëndetësor. Liderëve të komunitetit, menaxherëve të programeve të HIV-it dhe partnerëve tjerë iu bëhet thirrje që me kontributin e tyre të përkrahin masat e parandalimit dhe kontrollit.
Deri në fund të vitit 2019, rreth 38 milionë njerëz ishin me HIV. Ndërsa gjatë vitit 2019 kanë vdekur 690.000 njerëz me HIV për shkak të mungesës së shërbimeve për HIV, ndërsa 1.7 milionë të tjerë janë infektuar.
E sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) që nga viti 1986 deri me 1 dhjetor të vitit 2020, në Kosovë janë raportuar 132 raste me HIV.
Deri më tani 51 kanë vdekur si pasojë e AIDS-it.
Kurse gjatë këtij viti janë raportuar 2 raste me HIV infeksion.
“Që nga viti 1986 deri me 1 dhjetor të vitit 2020, në Kosovë janë raportuar 132 raste me HIV. Deri më tani 51 kanë vdekur si pasojë e AIDS-it. Në vitin 2020, janë raportuar 2 raste me HIV infeksion. Qendrat për Këshillim dhe Testim Vullnetar për HIV/AIDS ekzistojnë që nga viti 2003 në Kosovë dhe veprojnë në kuadër të Klinikës Infektive në QKUK, në IKSHPK gjithashtu edhe në në Ferizaj, Prizren dhe Pejë. Qendrat për Këshillim dhe Testim Vullnetar për HIV/AIDS ekzistojnë që nga viti 2003 në Kosovë dhe veprojnë në kuadër të Klinikës Infektive në QKUK, në IKSHPK gjithashtu edhe në në Ferizaj, Prizren dhe Pejë”, bëhet e ditur nga IKSHPK.
Llogaritet se rreth 62% të infeksioneve të reja në mbarë botën i takojnë grup moshave 15-49 vjeç dhe grupacioneve të veçanta (narkomanët, punëtorët e seksit, transgjinorët, të burgosurit, meshkujt që kanë seks me meshkuj).
Njoftimi nga IKSHPK:
DITA BOTËRORE E AIDS-it
Me 1 Dhjetor shënohet Dita Botërore e AIDS-it, ditë e cila në shumë pjesë të botës kalon duke mësuar dhe informuar popullatën lidhur me këtë sëmundje dhe njëkohësisht vazhdon të jet një çështje me rëndësi globale e shëndetit publik.
Arsyeja e shënimit të kësaj dite në tërë Botën si dhe në Kosovë është:
Thirrje për AKSION për të gjithë personelin dhe vendimmarrësit shëndetësor, liderët në komunitet, menaxherët e programeve të HIV-it dhe partnerët tjerë që me kontributin e tyre të përkrahin masat e parandalimit dhe kontrollit të HIV/AIDS-it
Në mbarë botën:
• Në fund të vitit 2019 rreth 38 milion njerëz ishin me HIV.
• Llogaritet se 1 në 5 njerëz që jetojnë me HIV nuk e dijnë se janë të infektuar.
• Deri tani nga HIV-i kanë ndërruar jetë 33 milion njerëz.
• Gjatë vitit 2019 kanë vdekur 690.000 njerëz me HIV për shkak të mungesës së shërbimeve për HIV, ndërsa 1.7 milion tjerë janë infektuar.
• Llogaritet se rreth 62% të infeksioneve të reja në mbarë botën i takojnë grup moshave 15-49 vjeç dhe grupacioneve të veçanta (narkomanët, punëtorët e seksit, transgjinorët, të burgosurit, meshkujt që kanë seks me meshkuj).
• Infeksioni me HIV është i pashërueshëm. Megjithatë, terapia efikase antiretrovirale mund ta kontrollojë virusin dhe të ndihmojë parandalimin e bartjes së infeksionit tek njerëzit tjerë.
Ndikimi i infeksionit me COVID-19 tek personat me HIV është ende duke u hulumtuar. Personat me HIV janë të rrezikuar nga sëmundjet serioze nëse kanë vlera të ulta të qelizave imunitare CD4 dhe nëse nuk marrin terapi efektive antiretrovirale.
Kosova klasifikohet si vend me shkallë të ulët të epidemisë por me potencial të rritjes, posaçërisht në mesin e popullatës MSM.
Të dhënat ekzistuese dëshmojnë se ne nuk kemi epidemi të gjeneralizuar apo të përqendruar të infeksionit HIV.
Që nga viti 1986 deri me 1 dhjetor të vitit 2020, në Kosovë janë raportuar 132 raste me HIV. Deri më tani 51 kanë vdekur si pasojë e AIDS-it. Në vitin 2020, janë raportuar 2 raste me HIV infeksion.
Qendrat për Këshillim dhe Testim Vullnetar për HIV/AIDS ekzistojnë që nga viti 2003 në Kosovë dhe veprojnë në kuadër të Klinikës Infektive në QKUK, në IKSHPK gjithashtu edhe në në Ferizaj, Prizren dhe Pejë.
Kampanja për vitin 2020 është me moton:
“Ta përfundojmë epideminë e HIV/AIDS-it: Qëndrueshmëri dhe Ndikim”
Mesazhet kryesore dhe thirrja për veprim:
• Përtëritja e luftës për t’i dhënë fund AIDS-it; është koha për të investuar, përtërirë dhe integruar shërbimet e HIV me kujdesin e gjerë shëndetësor.
• Përdorimi i shërbimeve inovative të HIV-it, për të siguruar kujdes të vazhdueshëm për personat me HIV gjatë pandemisë, p.sh. përshkrimi i terapisë për disa muaj.
• Angazhimi, përkrahja dhe mbrojtja e punëtorëve shëndetësor dhe atyre në komunitet gjatë ofrimit të shërbimeve për HIV dhe COVID-19.
• Dhënia e përparësisë grupeve vulnerabile. Ofrimi i vazhdueshëm i shërbimeve të HIV-it gjatë COVID-19 për fëmijët, adoleshentët dhe grupacionet e veçanta.
COVID-19 dhe HIV
Personat me HIV duhet të jenë shumë të kujdesshëm në respektimin e masave të përgjithshme për të shmangur infeksionin me COVID-19:
• Bartja e maskës,
• Mbajtja e distancës fizike,
• Mbajtja e higjienës personale dhe ambientit,
• Evitimi i udhëtimeve dhe tubimeve të panevojshme.
Në veçanti, duhet parapregaditur për infeksion të mundshëm, duke:
• Siguruar furnizim të mjaftueshëm (30-90 ditë) me barna për HIV.
• Vazhduar të merrni barnat për HIV, me që ato ndihmojnë që ta ruani sistemin imunitar.
• Mirëmbajtur stilin e shëndoshë të jetës (të ushqyerit e shëndetshëm, gjumë të mjaftueshëm së paku 8 orë në ditë dhe largimi nga stresi).
Solidariteti dhe ndarja e përgjegjësisë ndihmojnë ta luftojmë coronavirusin, përfundojmë epideminë e AIDS-it dhe garantojmë të drejtën për shëndet për të gjithë.
Të tjera
-
Shumica e vendeve të BE-së pro heqjes së masave ndaj Kosovës
Bashkimi Evropian i është afruar heqjes së masave kufizuese ndaj Kosovës, të ...
-
Anulohet kufizimi i punës së barnatoreve në kryeqytet
Kuvendi Komunal i Prishtinës ka marrë vendim për anulimin e një kufizimi për ...
-
Deliu Kodra: Raporti i DASH-it shpërfaq paaftësinë e Qeverisë Kurti
Partia Demokratike e Kosovës ka vlerësuar se raporti i fundit i Departamentit...
-
RrGK e shqetësuar me “dënimin e ulët” për të akuzuarit në rastin e dhuñimit të 11-vjeçares
Rrjeti i Grave të Kosovës ka shprehur shqetësim të madh në lidhje me dënimin ...
-
Sülmohet me tullë në kokë dhe i grabitet zinxhiri nga qafa
Një person në Mitrovicë të Veriut ka informuar policinë se pak minuta pas mes...
-
Ambasadori i Francës, Olivier Guerot, viziton Devolli Corporation
Ambasadori i Francës, Olivier Guerot, është përfaqësuesi i radhës i korit dip...
-
Lirohet nga akuza për korrupsion zyrtari i prokurimit në Komunën e Obiliqit
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim lirues ndaj Sherif Hotin...
-
Arrestohet një serb, në gjendje të dehur goditi një veturë
Policia e Kosovës ka arrestuar një person me shtetësi serbe pasi i njëjti kis...
-
Marrëveshja skandaloze e Liburn Aliut që pritet të ratifikohet të enjten në Kuvend i jep sovranitet Maqedonisë së Veriut të projektoi tunelin edhe brenda territorit të Kosovës
Me 12 janar të këtij viti, ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu së bashku ...
-
PSD mban konferencë sot para Prokurorisë Speciale
Partia Socialdemokrate do të dalë sot para media. Konferenca do të nisë n...
-
Krasniqi në ditëlindjen e Thaçit: Urime president, dielli do të lindë përsëri
Sot feston ditëlindjen ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi. Me këtë rast...
-
Von Cramon takohet me përfaqësuesit e Luginës së Preshevës: Pasivizimi i adresave nga Serbia duhet ndaluar menjëherë
Eurodeputetja liberale e Parlamentit Europian, Viola von Cramon, është takuar...