Lajme

Sot diplomon gjenerata e parë nga Fakulteti i Sigurisë

Autori: Gazeta inFokus 07:00 | 06 July 2018

Akademia e Kosovës për Siguri Publike ka njoftuar se të premten me 6 korrik mbahet ceremonia e diplomimit të studentëve të gjeneratës së parë të Fakultetit të Sigurisë Publike.

Në ceremoni marrin pjesë ministri i Punëve të Brendshme Bejtush Gashi, Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi, rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Marian Dema si dhe udhëheqësit e institucioneve të sigurisë publike.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera