Lajme

Sot dalin vendimet e ankesave për parregullsitë në zgjedhje

Autori: Gazeta inFokus 10:48 | 03 July 2017

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) sot do të dalë me vendim përfundimtar për ankesat e parashtruara nga partitë politike në Kosovë pas publikimit të rezultateve të zgjedhjeve.

Këtë e ka bërë të ditur për “Zërin” Mulë Desku, kryesues i Sekretariatit të PZAP-it, i cili ka thënë se një gjë e tillë do të bëhet publike deri në orën 14:00 më së largu.

“PZAP-i do të vendosë lidhur me ankesat e parashtruara në PZAP nga kandidatët për deputetë brenda afatit ligjor, respektivisht deri nesër në orën 14:00”, ka deklaruar Desku gjatë ditës së djeshme.

-Advertisement-

Desku më tej ka njoftuar se PZAP-i ka pranuar gjithsej 65 ankesa nga subjektet politike. “Numri i ankesave të parashtruara në PZAP-i nga kandidatët për deputetë të subjekteve politike pas shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve të 11 qershorit 2017 nga KQZ-ja është 65 ankesa”, ka potencuar ai.

E pas dorëzimit të vendimit të PZAP-it në KQZ pritet të bëhet edhe certifikimi i rezultateve nga kjo e fundit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera