Lajme

Sot çikat luajnë shah

Autori: Gazeta inFokus 09:06 | 11 August 2018

“Qikat e Shahut”, klubi i qendrës shoqërore Termokiss, organizon turnir të hapur. Kjo është ngjarja e parë e këtij lloji e këtij klubi.

“Qikat e Shahut” përpiqet të nxjerrë në shesh rëndësinë e shahut dhe ta zhvillojë këtë sport në shoqërinë tonë.

Turniri do të jetë i hapur për të gjithë, pa dallim gjinie, moshe, etnie apo ndonjë veçorie tjetër individuale ose grupore. Turniri do të zgjasë deri në gjashtë orë.

-Advertisement-

Kjo ngjarje ka për synim ta promovojë shahun dhe në veçanti t’i fuqizojë vajzat dhe gratë duke dhënë një platformë ku ato mund të luajnë dhe ushtrojnë shah, dhe t’i inkurajojnë ato të ndjekin këtë sport.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera