Lajme

Sot caktohet dita e vazhdimit të seancës së jashtëzakonshme

Autori: Gazeta inFokus 06:57 | 19 November 2018

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot në takimin e radhës për të diskutuar për pesë pikat e rendit në agjendë.

Në mesin e pikave për diskutim është edhe caktimi i datës për vazhdimin e seancës së jashtëzakonshme, të filluar më 16 nëntor mbi debatin parlamentar sipas kërkesës së 42 deputetëve për seancë të jashtëzakonshme lidhur me dështimet dhe skandalet në politikën e jashtme të Republikës së Kosovës.

Po ashtu, pritet të caktohet edhe seanca plenare e radhës, në të cilën janë paraparë të përfshihen 16 pika për diskutim nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

-Advertisement-

Anëtarët e Kryesisë së Kuvendit do të diskutojnë edhe për pikat e papërfunduara nga seanca plenare, mbajtur më 13 shtator, 18, 31 tetor, 2 dhe 7 nëntor, ku janë gjithsej 24 pika për votim dhe shqyrtim, në mesin e tyre votimi në parim i Projektligjit për transmetuesin publik të Kosovës dhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për festat zyrtare në Republikën e Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera