Lajme

Sot betohen kadetët e rinj të FSK-së

Autori: Gazeta inFokus 06:51 | 16 September 2022

Në Kazermën e FSK-së, “Adem Jashari”, në Prishtinë, sot duke filluar nga ora 10:00, do të mbahet ceremonia e betimit të kadetëve të rinj të FSK-së.

“Në këtë ceremoni do të marrë pjesë Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zyrtarë dhe ushtarakë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, si dhe zyrtarë dhe ushtarakë ndërkombëtarë”, njofton Ministria e Mbrojtjes.

Të tjera