Lajme

Sot bëhet prezantimi i ‘Kodit të Gjeneralëve’, anëtarë të tij gjeneralë e ish – drejtues të institucioneve të sigurisë

Autori: Gazeta inFokus 11:56 | 27 November 2021

Sot në ambientet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës do të bëhet prezantimi i OJQ-së, Kodi i Gjeneralëve. Kjo nismë së pari u prezantua nga Daut Haradinaj, njëri nga akterët kryesor të UÇK-së, i cili me datë 28 nëntor të vitit 1997 bashkë me Mujë Krasniqin dhe Rexhep Selimin ishin të parët që dolën publikisht dhe deklaruan formimin e Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës.

Nëpërmjet një postimi në faqen e tij në Facebook, Haradinaj pati thënë se ky projekt që do t’i bashkojë të gjithë gjeneralët dhe ish-drejtuesit e institucioneve të sigurisë. Sipas tij, ky organizim është praktikë e shumë vendeve të NATO-s. Anëtarë nderi të këtij klubi mund të jenë edhe ish-gjeneralë të NATO-s, të cilët kanë ndihmuar lirinë e Kosovës dhe ndërtimin e institucioneve tona të sigurisë.

Ndërkaq, përmes një njoftimi për media thuhet se prezantimi i kësaj nisme do të bëhet sot me fillim në ora 13:00, në ambientet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës.

-Advertisement-

‘Qëllimi i këtij klubi që do të funksionon si një OJQ jofitimprurëse është që përmes ekspertizës dhe bagazhit që bartin gjeneralët dhe ish-drejtuesit e institucioneve të sigurisë, të mbështesin institucionet tona të sigurisë’, thuhet në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera