Lajme

Sot asgjëson 15 mijë lodra të dëmshme

Autori: Gazeta inFokus 12:02 | 24 October 2018

Inspektorati i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, ashtu siç kishte bërë të ditur për KALLXO.com, sot do të bëjë asgjësimin e lodrave të konfiskuara, të cilat paraqesin rrezik të lartë për shëndetin e fëmijëve.

Asgjësimi i lodrave do të bëhet në Kishnicë të Komunës së Graçanicës, sot në ora 13:00.

MTI-ja, ditë më parë kishte deklaruar për KALLXO.com se do të shkatërrojë rreth 15 mijë lodra për fëmijë.

-Advertisement-

“Lodrat janë me copë, që do të asgjësohen dhe janë afër 15 mijë. Ka vetura, kukulla, plastelinë e gjëra të tjera, që në total janë afër 15 mijë. Jemi vazhdimisht në kontakt me doganat e Kosovës dhe deri më tani janë kthyer prapa 17 importe që nuk i kanë plotësuar standardet e përcaktuara. Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, e ka vendosur si njërin ndër prioritetet kryesore mbrojtjen e konsumatorit, e në këtë rast edhe largimin e lodrave që janë konstatuar se janë të dëmshme bazuar në analizat që i kemi kryer në Holandë”, thuhej në përgjigjen e Ministrisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera