Lajme

Sot afati i fundit për shuarjen e operatorëve ilegalë të telefonisë në veri

Autori: Gazeta inFokus 08:08 | 01 May 2017

Sot përfundon afati shtesë i dhënë nga Autoritetit Rregullativ i Telekomunikacionit për shuarjen e operatorëve ilegal të telefonisë fikse dhe mobile që veprojnë në veri të vendit.

Kështu ka bërë të ditur drejtori i bordit të ARKEP- it, Kreshnik Gashi.Gashi ka bërë të ditur se dy operatorët ilegalë Telenor dhe VIP,  janë të obliguar që nga 1 Maji të bëjnë ndërprerjen e të gjitha sinjaleve të cilat kanë operuar deri tani në territorin e Republikës së Kosovës, kryesisht në pjesën veriore të vendit.

“ARKEP i ka dhënë një afat përfundimtar këtyre dy operatorëve operatorit Telenor dhe  operatorit VIP që data 1 maj 2017 të jetë data e fundit kur ata do të mund të ndërpresin operimet në Republikën e Kosovës”, ka deklaruar Gashi. Ai shtoi se të dy këta operatorë ilegalë e kanë konfirmuar se me datën 1 Maj do ti mbyllin të gjitha operimet, derisa AKREP me datën 2, do të bëjë menjëherë matjet për të vërtetuar nëse janë ndërprerë të gjitha sinjalet.

-Advertisement-

Në rast se këta operatorë nuk e ndërpresin fushë-veprimtarinë e tyre, Autoritetit Rregullativ i Telekomunikacionit do të ndërmarrë masa ligjore ndaj tyre

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera