Lajme

Sot 9 vite më parë ndodhi kjo gjë e rëndësishme për Shqipërinë

Autori: Halil Berisha 09:36 | 15 December 2019

Kosova, pavarësisht se kanë kaluar 20 vjet prej përfundimit të luftës e gati 12 vite kur u bë e pavarur ende po përballet me “racizmin” Evropian.

Kjo pasi ka mbetur vendi i vetëm që nuk ka liberalizim të vizave, shkruan gazeta inFokus.

Por, një gjë e tillë nuk ka ndodhur edhe me Shqipërinë.

-Advertisement-

Në fakt, sot, 9 vite më parë, më 15 Dhjetor të vitit 2010, hyri në fuqi vendimi i Parlamentit Evropian për heqjen e vizave për qytetarët e Shqipërisë që udhëtojnë në shtetet e Bashkimit Evropian, shkruan gazeta inFokus.

Ndërsa, më 8 Nëntor të po atij viti, Këshilli i ministrave të Drejtësisë        dhe atyre të Brendshëm të Bashkimit Evropian miratoi liberalizimin e vizave për Shqipërinë e Bosnjën dhe Hercegovinën.

Ky vendim i hapi rrugë lëvizjes së lirë të shqiptarëve në 27 vende të zonës Shengen./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera