Lajme

“Soros të shpallet terrorist dhe t’i konfiskohet pasuria”- 70 mijë amerikanë nënshkruajnë peticionin

Autori: Gazeta inFokus 11:27 | 01 September 2017

Në më pak se dy javë, më shumë se 70,000 persona kanë nënshkruar një peticion duke akuzuar miliarderin George Soros për tradhti ndaj SHBA-së dhe duke kërkuar që ai dhe bashkëpunëtorët e tij të deklarohen si “terroristë të brendshëm” .

Qytetarët gjithashtu kërkojnë pasuria dhe të gjitha asetet e tij të konfiskohen.

Peticioni nisi fillimisht më 20 gusht në faqen e Peticioneve të Shtëpisë së Bardhë dhe ka marrë më shumë se 70,500 nënshkrime që nga mëngjesi i së premtes.

Nëse arrin 100,000 nënshkrime para 19 shtatorit, Shtëpia e Bardhë do të duhet të japë një përgjigje formale.

-Advertisement-

Krijuesit e peticionit, të quajtur  “Populli” thonë se Sorosi u përpoq të “destabilizojë dhe të kryejë akte rebelim kundër Shteteve të Bashkuara dhe qytetarëve të saj”.

Për të arritur këto qëllime, autorët e peticionit thonë së “Soros ka krijuar organizata të shumta me qëllimin e vetëm që të aplikojë taktikat terroriste për të shkatërruar qeverinë amerikane “.

Ata saktësojnë se miliarderi i njohur veproi sipas modelit “Alinsky”, një model që referohet organizatorit dhe shkrimtarit të komunitetit amerikan Saul Alinsky. Në librin e tij ‘Rregullat për Radikalët’, ai përshkruan 13 rregulla për luftën politike për të pushtuar pushtetin.

Peticioni i bën thirrje Departamentit amerikan të Drejtësisë që të “deklarojë menjëherë George Sorosin dhe të gjitha organizatat e tij si dhe anëtarët e stafit si terroristë.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera