Lajme

Soren Jessen- Petersen telegram ngushëllimi për vdekjen e ish-kryeministrit Rexhepi

Autori: Gazeta inFokus 13:59 | 23 August 2017

Ish i Dërguari Special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Soren Jessen-Petersen, përmes një telegrami dërguar kryeministrit Isa Mustafa i ka shprehur ngushëllime Qeverisë, popullit të Kosovës dhe Familjes Rexhepi, për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit Bajram Rexhepi.

Në telegram, Jessen-Petersen ka shprehur pikëllimin e tij të thellë për ndarjen nga jeta të Bajram Rexhepit, duke vlerësuar lartë cilësitë njerëzore dhe politike të tij.

“I dashur Kryeministër,

-Advertisement-

Me pikëllim të thellë mësova se miku im Bajram Rexhepi është ndarë nga jeta.
Bajrami ishte kryeministri i parë me të cilin kam punuar si përfaqësues special në Kosovë. Kam kujtime të mira gjatë punës me një njeri dhe politikan aq të mirë, të përkushtuar dhe dashamirës. Vdekja e tij është humbje për Kosovën, për familjen dhe miqtë e tij. Dëshiroj t’ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta, përmes jush, për Qeverinë dhe popullin e Kosovës si dhe për Familjen Rexhepi”, ka shkruar ish i dërguari special, Soren Jessen-Petersen.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera